Site icon Telegrafi

Hajvalia fiton, Trepça ankohet

Kjo ka bërë që i gjithë tabori mitrovicas të reagojë ashpër në adresë të gjyqtarit Gramoz Shala, madje kishte edhe të atillë që këtë veprim të tij e quajti turp të futbollit. “Kjo është marri, nuk e di pse na e bëri këtë. Ne nuk i kemi askujt borxh, e as këtij gjyqtari që veproi kështu”, tha pas ndeshjes tejet i mllefosur trajneri i Trepçës, Sheremet Isufi.

Sa i përket ndeshjes ajo deri në atë minutë ishte tejet korrekte, edhe gjykimi në fushë ishte i mirë. Pjesa e parë ishte e niveluar, ndërsa Hajvalia pjesën e dytë dominoi.

“Pjesën e parë e nisëm me nervozizëm dhe nuk e di pse. Lojtarët nuk i kryen udhëzimet që i kishin marrë. Në pjesën e dytë, ishim të disiplinuar dhe punuan sipas udhëzimeve, kjo bëri që të luajmë më mirë dhe mendojë se fituam me meritë”, tha trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami.

Me të filluar pjesa e dytë mbrojtësi Erdin Hashani që bukur e ka përcaktuar harkimin e Krasniqit nga këndi dhe i pa mbuluar pa vështirësi e ka futur topin në rrjetë. Drama ka nisur nga minuta 85’, kur mysafirët pretenduan për një penallti të cilën nuk e dha arbitri.

Nga kjo periudhë ndeshja nisi te tensionohet dhe minutat e mbetur më shumë kaluan me debate të ndërsjella. Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për Hajvalinë, ndërsa për Trepçën e katërta këtë sezon. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version