Telegrafi

Hajvalia e nis me barazim aventurën evropiane

Skuadra e Hajvalisë ka zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve për femra duke barazuar me PAOK-un e Greqisë, 1-1.

Skuadra e Emin Bajramit kaloi e para në epërsi me golin e Zelfie Bajramaj në minutën e 15-të.

Edhe pse hajvaliaset janë treguar të mira nuk kanë mundur të rezistojnë, pasi në pjesën e dytë kanë pësuar një gol.

Ishte Eirini Vlasiadou që shënoi në minutën e 57-të.

Hajvalia tashmë ka një pikë dhe do të takohet edhe me Apolon Limasolin dhe Klaksvik. /Telegrafi/