Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave është përshkruar më lojë mesatare, por edhe mjaft tensionuese, sidomos në pjesën e dytë kur edhe nuk munguan skenat e pahijshme në futbollin tonë.
Madje mysafirët për shkak të kacafytjeve dhe fyerjeve në mes dy skuadrave, mbeten pa trajnerin Ismet Munishi, i cili u largua nga bankina pasi u “skuq” nga ana e gjyqtarit të ndeshjes, derisa në finish të ndeshjes edhe Hajvalia mbetet pa trajner pasi gjyqtari i ndeshjes përjashtoi nga bankina Sunaj Keçin.
Bazuar në lojën e shfaqur, rezultati i barabartë është epilog real i ndeshjes Hajvalia-Llamkos Kosova.
Drenica arkëton trepikëshin e parë
Pikët e para në këtë edicion të garave i ka arkëtuar Drenica e Skenderajt që në “Bajram Aliu” mundi Trepçën me rezultat 2-0.
Kuqezinjtë më shumë e kërkuan fitoren duke e pasur iniciative të lehtë në terren, ndërsa Kushtrim Lushtaku në minutën e 66-të kalojë nikoqirët në epërsi prej 2-0, kurse Labinot Jetullahu shënoi golin e dytë për Drenicë, që ishte rezultat përfundimtar i kësaj ndeshje.
Ferronikeli këndellet në Istog
Ferronikeli pas humbjes ndaj Hajvalisë në hapje të këtij sezoni, arrin fitoren e parë.
Skuadra nga Drenasi sot në udhëtim mundi Istogun me rezultat 0-1. Golin e vetëm dhe të fitores për Ferronikelin e realizoi Elhami Berisha në minutën e 25-të. /KP/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e dytë
Rezultatet
Hajvalia-Llamkos Kosova 1-1
Drenica-Trepça 2-0
Istogu-Feronikeli 0-1
Nesër takohen:
Drita-Vëllaznimi
Besa-Prishtina
Trepça ‘89-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.