Klubi i futbollit Hajvalia ka bërë një riorganizim të ri, ndërsa në pozitën e drejtorit ekzekutiv të klubit është emëruar Xhavit Pacolli, i cili në një bisedë për Sporti1 tregon për punën që është duke u bërë.
“Klubi është në fazën e riorganizimit të përgjithshëm, kemi angazhuar struktura të ndryshme si avokat të klubit dhe së fundi kemi realizuar një marrëveshje bashëpunimi si konsulentë më kompaninë, International Sport Group, e cila do të na ndihmojë në stinorin e vështirë pranveror me eksperiencën e tyre, por edhe në zhvillimit e më tutjeshëm të skuadrës”, tha Pacolli.
Ai është i vetdijshëm se skuadra është në gjendje të vështirë në renditjen tabelare para fillimit të kampionatit pranveror, Raiffeisen Superliga.
“Skuadra është mobilizuar kemi kthyer Hashanin dhe angazhuar Zhjeqin, një lojtar me eksperiencë që na bën mjaft të kompletuar në repartin e mbrojtjes. Në bashkëpunim me stafin teknik të ekipit dhe kryetrajnerin, Synaj Keçi jemi duke finalizuar edhe marrëveshjet me dy futbollist të ri, por çdo gjë ia lëmë kohës. Jemi të përgatitur maksimalisht për sfidat pranverore dhe do të luftojmë deri në fund për mbetje në elitë”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/