Skuadra e Hajvalisë debutoi në fazën e grupeve të Champions League në futboll, në konkurrencën e femrave dhe bëri sensacion.
Askush nuk ia kishte besën se Hajvalia do ta nisë misionin e saj historik me barazim (1:1) me PAOK-un nga Selaniku i Greqisë, kjo e fundit ka 30 ndeshje në garën prestigjioze.
Një zyrtar i lart i UEFA-s dhe organizator për grupin 1 mbetet i mahnitur me lojën e vashave të Hajvalisë.
“Sinqerisht ne takimin e djeshëm, pra pas përfundimit të saj, një zyrtar i lart i UEFA-s, organizator për grupin 1, ka ardhur e na ka përgëzuar individualisht secilin në ekip. Ai ishte i befasuar dhe i mahnitur me paraqitjen tonë dhe na tha: Kemi menduar se jeni ekip i nivelit shumë më të ulët”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” Emin Bajrami, kryetrajner i Hajvalisë.