Telegrafi

Hajrush Kurtaj ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vazhduar me dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja kësaj radhe ka ftuar për intervistim edhe anëtarin e kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hajrush Kurtaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se Kurtaj është edhe kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj.

“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj!”, ka shkruar Gucati. /Telegrafi/