Site icon Telegrafi

Hajrullahu: Qëndrimet e kundërta në Qeveri për taksën po shkaktojnë hamendje te qytetarët (Video)

Kryeredaktori i Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu ka thënë se brenda Qeverisë ka qëndrime të ndryshme për taksën dhe kjo po shkakton hamendje te qytetarët.

Hajrullahu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka theksuar se ka jo sinqeritet institucional sa i përket taksës.

“Përfaqësuesi i një ode ekonomike tha se bizneset po kanë hamendje sa i përket taksës pasi kanë planifikimet e tyre, dhe kjo po tregon paqartësi se si të zhvillojnë planifikimet në biznes për të ardhmen. Kryeministri ka thënë se taksa nuk hiqet, ju [PDK] keni kërkuar të pezullohet ajo. Dhe kjo po tregon se janë dy qëndrime”.

Hajrullahu ka deklaruar se është shqetësuese ecuria në procesin e dialogut dhe kërkesat e vazhdueshme të Amerikës për t’u lëvizur tutje në këtë proces.

Ai ka thëne se Qeveria duhet të qartësoj pozicionin e saj në këtë temë sepse kështu nuk po dihet se cili është qëndrimi zyrtar shtetëror, ai i PDK-së apo ai AAK-së./ Telegrafi/

Exit mobile version