Gazetari Muhamet Hajrullahu, në RTV Dukagjini, ka thënë se pushteti e ndryshon qasjen e partive ndaj mediave.
“E kemi parë se si është raporti i partive politike ndaj mediave kur janë në opozitë dhe kur janë në pushtet”, tha Hajrullahu.
Ai tha se kur janë në opozitë partitë politike janë më bashkëpunuese me mediat, kurse sapo të marrin pushtetin bëhen më agresive.
Ai tha se në Kosovë ka gazetarë dhe media profesioniste të cilat nuk kanë agjendë, por kanë interes të publikut.
Këto komente Hajrullahu i bëri në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ku në temën “Pushteti dhe mediat” debatuan analistët: Imer Mushkolaj, Ernest Luma, Vehbi Kajtazi dhe Muhamet Hajrullahu /Telegrafi/