Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Nysret Hajrullahu thotë për RTV Dukagjinin se në këtë spital janë duke u trajtuar 20 pacientë.
“Nga këta pacientë që po trajtohen në Repartin Infektiv gjashtë prej tyre janë të konfirmuar pozitiv në COVID-19 ndërsa tjerët janë në pritje të testimit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hajrullahu thotë se 9 prej 20 pacientëve janë të kyçur në oksigjenoterapi pasi kanë nevojë për një shërbim të tillë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan thotë se janë mjaft mirë të pajisur me aparatura dhe materiale shpenzuese për të trajtuar pacientët e prekur me COVID-19.
Kujtojmë prej disa ditësh trajtimi i pacientëve me COVID-19 është duke u bërë edhe në spitalet rregjionale në Kosovë./Telegrafi/