Site icon Telegrafi

Hajrullahu: Fitues të zgjedhjeve lokale janë ata që shkuan pa balotazh

Gazetari dhe analisti Muhamet Hajrullahu, duke e komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit, ka theksuar se numrat ekzistues të votave e nxjerrin LDK-në si të parën të përcjellë nga PDK dhe VV—ja.

Hajrullahu  në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se fitues i vërtetë në zgjedhjet e së dielës është Gazmend Muhaxherri në Pejë, Imri Ahmeti në Lipjan, Ramiz Lladrovci në Drenas, Ramosaj në Deçan, Agron Kuqi në Junik dhe Burim Berisha në Fushë Kosovë.

“Befasi tjetër është shkuarja në balotazh e Agim Bahtiri dhe Valdete Idrizit në Mitrovicë, për të vazhduar rezultatin e Mimoza Kusari – Lilës, Qëndron Kastratin e VV-së, në Kamenicë”, ka shtuar Hajrullahu./Telegrafi/

Exit mobile version