Site icon Telegrafi

Hajrulla Çeku flet pasi u miratua vendimi ‘Kosova shtet i xhudos’

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për programin ‘Kosova shtet i xhudos’.

E këtë program mbrëmë e kanë shfaqur kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit, Hajrullah Çeku.

I pari i MKRS-së ka reaguar nëpërmjet faqes së tij zyrtare pas miratimit të këtij vendimit që Kosovën e bën shtet të xhudos.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Hajrulla Çekut:

Xhudo sport shtetëror
Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin për programin “Kosova, shtet i xhudos”. Një kornizë strategjike veprimi për pesë vitet e ardhshme në vlerë prej 12 milionë euro, që bën bashkë shtatë ministri dhe do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Xhudos.
Mbrëmë në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës shpalosëm këtë program të rëndësishëm për shtetin tonë, përmes së cilit synojmë mirëqenie të rritur shoqërore, shëndet publik dhe promovim ndërkombëtar të shtetit.
Investimi në infrastrukturë të përmirësuar fizike, fuqizim të kapaciteteve trajnuese, masivizim të sportit të xhudos, mbështetje për trajnerët dhe sportistët elitarë, organizim të ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimi ndërkombëtar i Kosovës janë gjashtë qëllimet e programit.
Ky program nuk do të kishte as kuptim, as përmbajtje cilësore, dhe as mundësi serioze zbatimi pa suksesin e xhudistëve tanë dhe pa Federatën e Xhudos. Agron Kuka dhe Driton Kuka janë truri i këtij programi, të cilin e kemi zhvilluar bashkërisht dhe me shumë kujdes e analizë.
Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës janë përfituesit kryesor të këtij programi. Përmes tyre, do të përfitojnë edhe sporti i xhudos, sporti i Kosovës, shteti i Kosovës dhe të gjithë ne së bashku. /Telegrafi/
Exit mobile version