“Për mua është ndër kampionatet më interesante që kam pasur rastin t’i përcjell. Është shumë mirë që disa skuadra kanë dalë nga ‘plani i dytë’ dhe kanë arritur rezultate të mira deri në këtë pjesë të garës. Pikërisht kjo është bukuria e sportit dhe shpresoj që edhe në vazhdim të Kupës së Botës nuk do të mungojnë befasitë”, ka thënë Hajrizi.
Megjithëse i pëlqejnë befasitë dhe u gëzohet sukseseve të skuadrave “të vogla”, ai parashikon që titullin e kampionit të botës ta fitojë një kombëtare “e madhe”, derisa dëshira e tij është të triumfojë Brazili. “Është vështirë të parashikohet fituesi, sidomos tani në fazën e eliminimit direkt. Të gjithë e pamë si rrodhi ndeshja ndërmjet Brazilit e Kilit. Sidoqoftë, unë mendoj se kampion do të jetë Brazili ose Holanda, ndërsa dëshira ime është që titullin ta fitojnë brazilianët”, është shprehur Hajrizi. /Tribuna/Telegrafi/