“Pejë dhe Shqiponja, faleminderit për interesimin që kishit për mua dhe shëndetin tim gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot. Unë e kalova operimin me shumë sukses, prandaj me pritni se po kthehem më i fortë se kurrë më parë. Ju dua!”, ka shkruar Hajrizi në Facebook.
Ndryshe, kohë më parë, Hajrizi, gjithashtu përmes rrjetit social Facebook, kishte bërë me dije se do të operohet, por nuk kishte treguar saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
Bëhet fjalë për një çrregullim për të cilin, ish-basketbollisti i Trepçës ka pasur marramendje, lodhje dhe shpesh edhe nervozizëm.
“Ndërhyrja kirurgjike është e paevitueshme dhe zhagitja e këtij akti vetëm se më shkakton telashe edhe më të mëdha”, pati shkruar ai. /Koha/Telegrafi/