Drilon Hajrizi nuk do të mund ta ndihmojë Sigal Prishtinën të mërkurën, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Në fakt, kontingjenti prishtinas tashmë ka mbërri në Moskë, ku do të luajë me ekipin BC Enisey, por basketbollisti mitrovicas do ta shikojë këtë ndeshje nga televizori.
Arsye e kësaj është bërë refuzimi i vizës, pasi Driloni ka aplikuar më vonë për vizë, pasi e mori dritën e gjelbër nga ‘Plisat’ për të luajtur dhe kjo ka bërë që ai të mbetet pa vizë.
Hajrizi ka debutuar kundër Vëllaznimit me 26 pikë.