Site icon Telegrafi

Hajrizi kërkon përkrahje e tifozëve

Në këtë rang garave marrin pjesë Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi nga Prizreni. Pejanët po bëhen gati për sfidën e 13 janarit në Sofje kundër Levskit 2014.

Peja është në pozitën e parë me 11 pikë në grupin B dhe prej skuadrave që kishte treguar formë të jashtëzakonshme në pjesën e parë të kampionatit.

Basketbollisti i Pejës, Drilon Hajrizi, paralajmëron se janë gati për çdo sfidë.
“Unë jam gati për sfidat e reja, po ju a jeni gati për mbështetje edhe më të madhe!!!”, shkruan Hajrizi në llogarinë e tij.

Sigurisht kjo thirrje iu bëhet më shumë tifozëve që të jenë në numër edhe më të madh në takimet që do të zhvillon Peja gjatë këtij viti.
 

Exit mobile version