Peja ka mposhtur Bashkimin në kuadër të Ligës Ballkanike në xhiron e gjashtë duke iu revanshuar prizrenasve për humbjen e pësuar në start të sezonit.
Pejanët para shikuesve të vetë në palestrën Karagaçi me rezultat 83:70, transmeton Telegrafi.
"Orari i ngjeshur ndikoj në fillimin e ndeshjes por ne pjesen e dyte luajtëm shumë mirë dhe mendoj se e merituam fitoren. Duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim për të arritur rezultatet më të mira të mundshme", tha Hajrizi.
Tani Peja ka katër fitore dhe një humbje në Grupin B, ndërsa Bashkimi ka dy fitore dhe tri humbje. /Telegrafi/