Site icon Telegrafi

Hajredini: Gëzon fakti që investuesit nuk duan ta financojnë regjimin

“Duhet të na gëzojë fakti që investuesit e huaj nuk kanë treguar interesim për ta financuar regjimin”, ka thënë për Plusinfo, ish ministri i financave, Xhevedet Hajredini, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë ai është i mendimit se Maqedoninë e pret një gjendje shumë e vështirë financiare.

“Gëzon fakti që reagimi i opozitës ka bërë ndikim mbi bankat komerciale dhe investuesit dhe ata vendosën të mos e financojnë regjimin, por nga ana tjetër brengos fakti që Maqedonia do të gjendet në një situatë tejet të ndërlikuar financiare, ndërsa kjo në mënyrë plotësuese do të ndikojë edhe ndaj gjendjes politike e cila po ashtu është e ndërlikuar”, ka thënë Hajredini.

Ai ka nënvizuar se për të ka qenë e pritur se Qeveria do të dojë me çdo çmim ta plasojë euro obligacionin edhe me çmim të normës së lartë të interesit, prej 5 për qind. Pritjet e Hajredinit kanë qenë që Qeveria të pranojë madje edhe një normë të interesit prej shtatë për qind./Telegrafi/

Exit mobile version