Në listën e zyrtarëve të lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë është edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Përveç tij, gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Anti Korrupsion është edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, si dhe disa zyrtarë të tjerë.
Sipas ligjit ata të cilët nuk do të deklarojnë pasurinë apo që nuk e deklarojnë në mënyrë të drejtë atëherë ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal për deklarim të rrejshëm.