Zv. Kryeministri i Kosovës Hajderin Kuçi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Lemza”, i cili do të transmetohet të premten.
Ai ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij private, gjersa nuk ka lënë pa përmendur as karrierën dhe jetën e tij në sferën politike.
Në një prej momenteve të emisionit, ai e ka sprovuar veten edhe duke kënduar muzikë popullore bashkë me të famshmit vëllezërit Çetaj.
Në promon e emisionit mund të shihet pak nga kjo pjesë, dhe mesa duket muzika është një tjetër anë e tij, të cilën nuk e kishim njohur. /Telegrafi/