Site icon Telegrafi

Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë

Ish zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi mori pjesë sot në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit.

Kjo para disa muajsh ishte konfirmuar edhe nga Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit.

Ndryshe Kuçi aktualisht është tërhequr nga jeta politike.

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte edhe “krahu i djathtë” i ish-presidentit Hashim Thaçi, kishte lënë anash politikën për të vazhduar jetën akademike.

Kuçi kishte thënë se skena politike ka nevojë për njerëz të ri dhe mendime te reja./Telegrafi/

Exit mobile version