Njëri nga udhëheqësit e PDK-së, Hajredin Kuçi ka pranuar se qeverisja e partisë së cilës i takon nuk ka qenë aq efikase në arsim, shëndetësi dhe drejtësi.
Megjithatë Kuçit, PDK është e lidhur me procese historike për të cilat është krenare.
Ai ka thënë se procesit të shtet ndërtimit nuk i është vënë ende pika.
Deklaratat Kuçi i ka bërë në “Personale”, produkt i ri i TV Dukagjinit, emision ku politikanë, njerëz të artit e medias do të ballafaqohen me pyetje rreth të kaluarës dhe të tashmes – pyetje ndonjërën prej të cilave ndoshta edhe nuk do të donin t’i përgjigjeshin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C5HxqvnMG2U