Site icon Telegrafi

Hajnin nuk e penguan kalimtarët e shumtë të rastit e as personi që e filmonte, që ta vjedh biçikletën elektrike në Londër

Një hajn është filmuar duke prerë drynin e një biçiklete elektrike që kap vlerën e 3,150 funteve, dhe për asnjë moment nuk i pengonte që kalimtarët e rastit e shikonin duke kryer vjedhjen para një qendre tregtare në mes të ditës.

Sikur kjo të mos mjaftonte, atë edhe e filmojnë dhe ai vazhdon punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.

Sipas një dëshmitari hajni po shoqërohej nga tre persona, të cilët përdornin pajisje të veçanta për prerjen e hekurit. Në fund ata arritën të largohen me biçikletën elektrike që e vodhën.

Në anën tjetër, pronari i biçikletës Adem Lakeman, 31-vjeç, nga Greenwich i Londrës, tha se u ndje shumë keq kur mësoi se ia kishin vjedhur biçikletën.

Deri më tani askush nuk është arrestuar lidhje me këtë vjedhje, që ndodhi mes të ditës në një rrugë që frekuentohej shumë nga kalimtarët e rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version