Qindra sms-a, telefonata e e-maile më erdhën këtyre ditëve me pyetjen “Çfarë e gjet Avni Kastratin që e rroku gjithë kjo zerzele duke vërshuar me shpifje e ofendime ndaj meje”.
Pyetja më e thjeshtë që më bëhej ishte: a nuk u mjaftua që t’i ka vjedhë votat? Dhe, përse pikërisht tani.
Pse veproi si hienë, pikërisht në kohën kur unë ndodhesha në vizitë zyrtare jashtë Kosove?
A ka kund logjikë që një radiotelevizioni t’i jepet afat treditor për largim stafi e pajisje nga objekti ku ka operuar 13 vite me radhë në bazë të lejes së lëshuar nga UNMIK-u, atëherë kur komuna as që ekzistonte si institucion?
A mund ta nënshkruajë kush një dokument të tillë pa u rralluar nga trutë?
Çfarë zerzele do ta ketë kapur këtë njeri?
Përgjigja është e thjeshtë: Avni Kastrati ka marrë vesh se RTV Mitrovica ka ardhur në posedim të dokumenteve të hajnive të tij. Dhe çfarë bënë? Sjellë policinë, hyn forcërisht pa vendim gjykate në lokalet e RTV Mitrovicës për të marrë dokumentacionin komprometues për të. Por, harron se ka futur në dorë vetëm disa prej këtyre dokumenteve të hajnive të tij.
Ja një prej dokumenteve që Avni Kastrati i ka dërguar njerëzit për t’i vjedhur nga zyra ime.
Përderisa TV Mitrovica për hir të publikut transmeton seancat e Kuvendit Komunal të Mitrovicës pa asnjë kompensim, Avni Kastrati në emër të transmetimit të këtyre seancave fut në xhepin e vet 400 euro në muaj. Dhe i ndanë jo një po 7 zyra televizionit që nuk ekziston.