Telegrafi

Hajni vuri doreza, por jo edhe maskë (Video)

Një burrë i paidentifikuar, ka shkuar në një bankë në Mançester të Anglisë, i veshur me pantallona të shkurtra dhe megjithëse ka vënë dorëza për të mos lënë shenja gishtërinjsh, nuk ka vënë maskë.

Ai u ka dhënë një letër punonjësve, ku shkruante se është i armatosur dhe do të gjuajë nëse nuk ia mbushin qesen me para, transmeton Telegrafi.

Por, burri që po cilësohet si ‘hajni më i ngathtë në Britani të Madhe’, ka dalë duarthatë sepse është ndezur alarmi.

Policia po shfrytëzon pamjet e marra nga kamera e sigurisë, për të ndjekur këtë njeri që tentoi të vidhte por nuk shkaktoi ndonjë dëm.

“Kam armë dhe do ta përdorë për të qëlluar të gjithë këtu, mbusheni qesen me para dhe ma dorëzoni. Mos u bëni qesharak dhe mi jepni të gjitha paratë që keni” shkruan në letrën bizare, që ai u ka dhënë bankierëve. /Telegrafi/