Në linjën e urbanëve të Kinostudios, Tiranë vetëm pak minuta më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare, pasi një burrë disi në moshë ka grabitur një zonjë, shkruan Joq.
Një qytetar ka treguar rrjedhën e ngjarjes në urbanin e Kinostudios.
“Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja. Shoferi mbylli dyert dhe në vendngjarje erdhi Policia pas disa minutash ku edhe e arrestuan.
Në videon e postuar më poshtë shihet qartë edhe fytyra e tij, kështu që mund ta identifikoni dhe të ruheni prej tij nëse e shihni në urban. Unë e di që ai nuk është asgjë në krahasim me hajdutët që rrinë në karriget e udhëheqësve, por për një qytetar është shumë edhe humbja e portofolit”, përfundoi qytetari.