Telegrafi

Hajni i veturës u godit me një grusht të fuqishëm, rrëzoi një pjesë të murit kur u përplas për të

Goditja që pësoi një hajn i veturave ka qenë aq e madhe, sa që e rrëzoi edhe një pjesë të murit në momentin e përplasjes.

Në pamjet e shpërndara, shihet pronari i veturës që e ndjek hajnin nëpër një rrugë në Mançester të Anglisë, para se ta qëllojë fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi, pasi ai e kishte përplasur lehtë veturën që e kishte vjedhur, ndërsa pronari arriti t’i vihej pas në përpjekje që ta ndalonte.

Megjithëse kishte kryer një vjedhje, hajni u largua aty nga një shofer tjetër që i doli në ndihmë, pas goditjes së fuqishme që pësoi.

Shikuesit e videos, kanë mbetur të habitur me forcën e pronarit të veturës, ndërsa shprehën keqardhje për goditjet që pësoi tjetri.

Forcat e rendit nuk kanë dhënë ndonjë raport, ndërsa kanë thënë se kanë nisur të bëjne hetimet e duhura. /Telegrafi/