Një hajdut veturash në Birmingham, Britani e Madhe, u kap të dielën pasi kishte sjellë veturën në një garazh, për të marrë çelësa të rinj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një veturë Mclaren 570S, në vlerë prej 200 mijë dollarësh, të cilën e kishte vjedhur kohë më parë.
Siç bëhet e ditur, makina ishte vjedhur nga garazhi i banesës së një njeriu që ishte jashtë vendit.
Portieri i ndërtesës e vuri re se vetura ishte zhdukur dhe njoftoi policinë.
Hetuesit më pas ishin në gjendje të gjurmonin makinën dhe ta gjenin në adresën e hajnit.
Si pasojë, ai u arrestua dhe u akuzua për mashtrim me përfaqësim të rremë dhe vjedhje të një automjeti. /Telegrafi/