Telegrafi

Hajni me veturë grabiti një pikë të karburanteve, por mbeti pa karburant!

Një hajn nga Indiana ka vjedhur një pikë karburanti, por nuk i kishte shkuar ndër mend që të mbushte edhe veturën e tij me karburant.

Dhe kjo siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i ka kushtuar atij.

Kjo pasi që vetura me të cilën ecte e kishte lënë në mes të autostradës, gjë që e kishte bërë më të lehtë të kapej nga policia.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin i cili kishte vjedhur ushqime, pije dhe cigare në një pompë në Lacrosse. /Telegrafi/

FOTOGRAFIA KRYESORE: ILUSTRIM