Telegrafi

Hajni u turpërua keq pasi ngeci në oxhakun e një shtëpie (Foto)

Keith Schultz ka mbetur në oxhak, teksa përpiqej të hynte për të plaçkitur një shtëpi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Burri 28-vjeçar është mbuluar nga bloza, ndërsa këmbët e bllokuar nuk e lejonin të depërtonte në brendësi, transmeton Telegrafi.

Keith Schultz pasi u nxjerr nga oxhaku

Së bashku me të ka qenë edhe një shoqëruese, e cila pasi ka provuar ta ndihmojë është ndezur alarmi i sigurisë.

Pas disa momentesh, Policia është njoftuar nga e njëjta grua, për një njeri të mbetur në oxhakun e një objekti banimi.

Me ta nxjerrë nga aty, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzën për vjedhje të shkallës së parë, derisa ndihmësja e tij mbetet në arrati. /Telegrafi/