Daniel Rose e ka sulmuar dhe ka dashur ta grabisë Ernie Hanratty, duke menduar se i moshuari nga Durham i Anglisë është një shënjestër e lehtë, por është penduar keq.
Djaloshi 21-vjeçar i ka kërkuar para 85-vjeçarit dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë, transmeton Telegrafi.
Por, pensionisti që ka qenë dikur boksier, i është kundërvënë fizikisht dhe ia ka dredhuar dorën të riut. Më pas ai e ka qëlluar disa herë në krah dhe i ka kërkuar të qëndrojë, derisa të vijë Policia.
“Nuk ka shanse që ai i paedukatë të më merrte paratë dhe të largohej”, ka thënë gjyshi, pas këtij rasti.
Në anën tjetër, Rose akuzohet për tentim vjedhje dhe sulm ndaj personit të moshuar. /Telegrafi/