Telegrafi

Hajni u kërkon falje viktimave

Policia thotë se biznesi në Kamen, afër qytetit perëndimor Unna, është plaçkitur të shtunën në mbrëmje ku janë marrë cigare e alkool me vlerë prej rreth 4.300 eurosh.

Duke arritur në punë të enjten, punëtorët e kioskës u habitën kur gjetën një zarf me 400 euro dhe një shkresë në të cilën shkruante “më falni – për t’i kompensuar ato të shtunës mbrëma!".