Telegrafi

Hajni u fut për të vjedhur në dyqan, u largua me këmbë të thyer e disa dhëmbë në dorë – dhe vetëm 32 dollarë në xhep (Video)

Një hajn dukej se ishte i vendosur ta qojë deri në fund “misionin” e tij.

Ai dëshironte me çdo kusht të kryej një vjedhje edhe pse në videon e publikuar shihet se ai kishte këmbën e thyer dhe kishte humbur disa dhëmbë dhe u largua me vetëm 32 dollarë në xhep, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar hajnin duke u futur në dy dyqane përmes dritareve të tualetit në Las Vegas. Por, edhe pse u lëndua dhe vazhdimisht rrëzohej në tokë, kjo nuk e ndaloi atë që të kryej një krim.

Ai është parë më vonë duke tërhequr zvarrë këmbën e thyer, ndërsa pjesëtarët e sigurimit të dyqaneve kanë pranuar se ai kishte thyer këmbën dhe disa dhëmbë i mbante në dorë.

Pronari i dyqanit është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët në identifikimin e hajnit. /Telegrafi/