Site icon Telegrafi

Hajni theu një shtëpi, dhe pasi piu disa gota rum ra për të fjetur (Foto)

Është burgosur Dawid Grzelewski i cili ka thyer një shtëpi në Dorset të Anglisë, dhe pasi ka pirë disa gota me rum ka fjetur pa vjedhur asgjë.

Paul Hatton i cili për momentin ishte në punë, e ka marrë alarmin se dikush i ka hyrë në pronë, dhe është nisur menjëherë të shohë se çfarë po ndodhë, transmeton Telegrafi.

Ai e ka fotografuar 32-vjeçarin që dremiste në divan, dhe pasi e ka zgjuar e ka nxjerrë përjashta dhe e ka lajmëruar policinë.

Këta të fundit, e kanë gjetur atë më vonë teksa flinte në disa shkurre, kurse afër mbante një qese me amfetaminë.

Megjithëse Grzelewski nuk ka vjedhur asgjë, mbi të rëndon faji për thyerje të pronës dhe posedim të substancave të ndaluara.

Gjykata i ka dhënë atij dënimin me 60 javë burg, ndërsa kur të lirohet do të kthehet në Poloni që është vendlindja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version