Telegrafi

Hajni tenton të futet në shtëpinë e brazilianes që bënte “twerk” në dhomë, pendohet keq – e godet grushta e shqelma

Ky është momenti kur një infermiere braziliane që po filmonte veten duke vallëzuar brenda dhomës, rrah keq një mashkull që futet befasisht në shtëpinë e saj.

Videoja shfaq Angela Goncalves duke bërë “twerk” në shtëpinë e saj në Paranagua në jug të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Burri fillimisht e shikon tinëzisht nga pas dhe merr guximin të futet brenda – duke tentuar edhe ta puthë, por ai pendohet keq kur ajo i vërsulet.

Është interesant se si ky hajn e pëson keq – kur ajo shfaq aftësitë luftarake duke e goditur me grushta e shqelma, madje i vihet pas duke e ndjekur nëpër lagje.

Deri më tani videoja është shikuar nga më shumë se 1.5 milion persona dhe është duartrokitur nga masa për trimërinë. /Telegrafi/