Një klient që ishte brenda një argjendarie ka fituar epitetin e heroit, pasi ka arritur ta neutralizojë hajnin që tentoi t’i plaçkit pronarët.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë janë publikuar nga pronari, ku shihet se si klienti i argjendarisë Andy Fiddler, 52-vjeç përplas hajnin dhe nuk e lejon të largohet pa “asnjë therë në këmbë” në Preston të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Klienti dhe pronari kishin bashkuar forcat për ta mbajtur nën kontroll hajnin, derisa arriti në vendin e ngjarjes policia.
Pronari i argjendarisë ka deklaruar para mediave se si hajni vazhdimisht i kishte kërkuar falje.
Ndërkaq Fiddler së bashku me të fejuarën e tij Mandy Rishton po shikonin në unazë fejese kur ndodhi tentim plaçkitja, me ç’rast detyroi këtë klient trim që t’ia tregoj qejfin hajnit. /Telegrafi/