Telegrafi

Hajni sillet rreth krevatit të fëmijës, tmerrohen prindërit – e kuptuan vetëm pasi u tregoi fqinji (Video)

Një video tregon një burrë i cili futet në një shtëpi dhe duke i hedhur një sy një dhome në të cilën ishte duke fjetur një fëmijë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një familje në Teksas, SHBA, të cilët u tronditën për të zbuluar momentin e hidhur, në monitorimin e tyre të foshnjës ndërsa familja pushonte rehatshëm.

Në pamjet, njeriu i cili besohet të jetë një hajn, shihet duke u afruar në krevatin e fëmijës dhe aty qëndron për një çast.

Foshnja thuhet se u zgjua shkurtimisht, bëri kontakt me sy me të dyshuarin, dhe u kthye në gjumë.

Për fat të mirë, burri nuk e preku fëmijën, por megjithatë prindërit e fëmijës u tmerruan me faktin se ai i ishte afruar fëmijës së tyre.

Familja nuk ishte e vetëdijshme që dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre derisa një fqinjë i kishte kontaktuar ata për tu thënë se një laptop ishte hedhur në kopshtin e tyre. /Telegrafi/