Një video tregon një burrë i cili futet në një shtëpi dhe duke i hedhur një sy një dhome në të cilën ishte duke fjetur një fëmijë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një familje në Teksas, SHBA, të cilët u tronditën për të zbuluar momentin e hidhur, në monitorimin e tyre të foshnjës ndërsa familja pushonte rehatshëm.
Në pamjet, njeriu i cili besohet të jetë një hajn, shihet duke u afruar në krevatin e fëmijës dhe aty qëndron për një çast.
Foshnja thuhet se u zgjua shkurtimisht, bëri kontakt me sy me të dyshuarin, dhe u kthye në gjumë.
Për fat të mirë, burri nuk e preku fëmijën, por megjithatë prindërit e fëmijës u tmerruan me faktin se ai i ishte afruar fëmijës së tyre.
Familja nuk ishte e vetëdijshme që dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre derisa një fqinjë i kishte kontaktuar ata për tu thënë se një laptop ishte hedhur në kopshtin e tyre. /Telegrafi/