Telegrafi

Hajni shfrytëzoi hartën për të mashtruar shitësin, që t’ia vjedh telefonin (Video)

Një hajn shfrytëzoi hartën që ta mashtrojë shitësin, për t’ia vjedhur telefonin që e kishte në tavolinën e lokalit në Essex të Angli.

‘Turisti i huaj’ pyeste për lokacione të ndryshme të zonës, derisa e futi në dorë iPhonen dhe më pas u largua me nxitim, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk e vërejti se çfarë ndodhi, kur pa se nuk e kishte telefonin askund, vendosi të shikonte filmimet e kamerave të sigurisë.

Policia e ka pranuar videon që mund ta shihni më poshtë dhe është vënë në kërkim të hajnit të paidentifikuar, i cili u tregua shumë i shkathët me vjedhjen, por jo edhe me fshehjen e fytyrës. /Telegrafi/