Burri i paemëruar që kishte vjedhur në një qendër tregtare në Worcestershire të Anglisë, është fshehur në tualet dhe më pas ka provuar të ikte duke lëvizur nëpër hapësirën mes tavanit dhe paneleve mbështjellëse.
Pasi pësoi dhimbje të konsiderueshme kur ra në dysheme, atë e mbajtën punëtorët e sigurimit dhe nuk e lejuan të largohej, derisa arritën njësitet policore, transmeton Telegrafi.
I dyshuari nuk ishte i panjohur për këta të fundit, pasi ka vjedhur edhe në raste tjera, përfshirë dhe në të njëjtën qendër tregtare.
“Për fat të mirë që nuk e zuri rryma, kabllot e shumta që ndodhen në atë hapësirë, apo t’i binte ndonjë sipër ndonjë klienti”, është komentuar rasti, teksa raportohet se ajo po qëndron në mbajtje. /Telegrafi/