Në Cangsha të Kinës, një burrë e ka prerë një pemë në mënyrë që ta vjedhë biçikletën që ishte lidhur për trungun e saj.
Hajni i paemëruar është filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë orëve të mëngjesit, teksa përpiqet të shkëputë zinxhirin që ishte kapur për mjetin lëvizës, transmeton Telegrafi.
Por pas shumë përpjekjeve, ai e merr sharrën dhe e pret pemën.
Në këtë mënyrë, ai merr shpejtë biçikletën dhe e vendosë mbi motoçikletë, për tu nisur më pas në drejtim të panjohur. /Telegrafi/
https://youtu.be/il3R7c9kjm8