Site icon Telegrafi

Hajni pranon vjedhjen por nuk i dorëzohet policisë

Policia ka njoftuar se hajni ka shkuar të dielën në mbrëmje në kishë të rrëfehet se javën e kaluar ka plaçkitur në qytetin Walnut Creek. Pasi që ka thënë se është pishman, mashkulli ia ka lëshuar në dorë priftit 1.200 dollarë dhe ka ikur. Prifti atëherë e ka lajmëruar policinë.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se emri i plaçkitësit nuk dihet dhe as nëse ai i ka dorëzuar priftit po aq para sa i ka marrë nga arkëtari i bankës të cilën e kishte plaçkitur ditë më parë.

Exit mobile version