Telegrafi

Hajni pranon mbi 500 krime

Atë e kanë vozitur rreth e qark qytetit Gloucester në Britani të Madhe ku u ka treguar të gjitha shtëpitë e automjetet të cilat i ka plaçkitur apo vjedhur. Në fund i kanë numëruar madje 303 shtëpi dhe 201 automjeti të cilat ky i kishte plaçkitur.

U janë nevojitur një vit e gjysmë për të vërtetuar të gjitha dëshmitë e tij. Gjykatësi e ka dënuar me tri vite e tre muaj për plaçkitje të shtëpive dhe gjashtë muaj për plaçkitje apo vjedhje të automjeteve. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në burg për shkak të krimit të mëhershëm, prandaj britaniku në burg do të mbetet edhe disa muaj më shumë sesa që është dashur.

“Kujtesa e tij është e pabesueshme. Policia është e kënaqur sepse ka zgjidhur rreth 500 krime. Ka bashkëpunuar me ne prandaj gjykatësi e ka shqiptuar dënimin më të vogël sesa zakonisht”, ka thënë avokati i Stuartit, John Holmes.