Site icon Telegrafi

Hajni për macen e kidnapuar kërkoi miliona euro

Edhe pse maçoku Caesar është një lloj i rrallë, pronari 12 vjeçar i maces Dawid Kisielewski thotë se ai nuk vlenë më shumë se 600 euro.

Maçoku Caesar është vjedhur muajin e kaluar nga shtëpia e cila gjendet në Myslowic të Polonisë.

Djaloshi Dawid kishte humbur edhe shpresat se do ta gjente macen e tij pasi as posterët e shpërndarë nëpër qytet nuk i kishin ndihmuar. Por tamam kur kishte humbur të gjitha shpresat e thirri një njeri në telefon dhe ia kërkoi një milion euro për t’ia kthyer prapë macen e tij të dashur. “Nuk kemi aq para, ndërsa nëse nuk e kthejmë macen, Dawid do të mërzitet shumë”, thanë prindërit e djaloshit. Policia ka filluar hetimet për ta gjetur macen e kidnapuar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version