Disa pamje që vijnë nga provinca kineze e Fujianit tregojnë momentin e një vjedhje të pasuksesshme.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje kur një i ri përpiqet që të futet në një depo, me gjasë për të vjedhur.
Por, në tentimin e tij për tu futur aty, ai e kupton se dera po mbyllej dhe vendos që tërhiqet nga vjedhja.
Por as ky tentim nuk i funksionon. Kjo pasi që derisa ishte duke “u larguar” këmba e tij mbërthehet nga dera e depos.
Më pas thuhet se në vendin e ngjarjes ka ardhur policia dhe janë marrë me rastin në fjalë. /Telegrafi/