Telegrafi

Hajni, një i vdekur i marrë

Policia dhe kompania për shërbesa të funeralit Crespo kanë thënë se nuk e kanë pasur idenë se 23-vjeçari po tentonte të vidhte.

Fqinjët e këtij biznesi, në Burjassot afër Valencias, e kanë lajmëruar policinë se kishin dëgjuar një derë të thyhet në mes të natës.

Policia arriti me pronarin, dhe e gjetën të dyshuarin të shtrirë në tavolinën e një dhome e cila përdoret për të parë të vdekurit.

"Këtu është zakon që njerëzit e vdekur të vishen me kostume, në rroba të bukura që duken moderne. Ky djaloshi ishte në rroba të zakonshme që ishin të rrudhosura dhe të papastra", ka thënë një zëdhënëse e policisë.

"Ai po tentonte të shtirej si i vdekur, por po merrte frymë", ka thënë ajo.

Kompania e funeraleve ka thënë se nuk e ka idenë se çfarë ka dashur ky hajn, pasi që nuk ka gjëra me vlerë apo para në dhomën e funeraleve.