Site icon Telegrafi

Hajni ninxha

Policia pohon se punëtorja e një dyqani ka thirrur policinë kur e ka parë se si në dyqan po hynte një mashkull me maskë skijimi në kokë dhe shpatë në rrip. Kur e ka hetuar, ai e ka hequr maskën dhe e ka pyetur nëse atë thirrje po e bëntë për shkak të tij. Kur i është përgjigjur me po, mashkulli ka dalë nga dyqani dhe ka shkuar në dyqanin e afërm për pastrim kimik.

Atje e ka nxjerrë shpatën dhe e ka urdhëruar punëtoren t’ia dorëzojë të gjitha paratë. Kur shitësja i ka thënë se nuk mund ta hapë arkën, mashkulli është larguar pa bërë ndonjë problem.

Policia është vënë në kërkim të hajnit ninxha i cili, sipas pohimeve të dëshmitarëve ka rreth njëzet vjet.

Exit mobile version