Site icon Telegrafi

Hajni ngujohet në bankë

Hajni 30-vjeç nga Bullgaria është paraqitur të premten si klient i Bankës Kombëtare në një bankë në paralagjen e kryeqytetit grek dhe është fshehur në ndërtesë.

Si pasojë e një manipulimi të gabuar ai ka aktivizuar sistemin e sigurisë dhe kundër vullnetit të tij ka mbetur i ngujuar në sallën me kasaforta, ka njoftuar televizioni grek NET.

Personeli i bankës nuk ka arritur ta nxjerrë prej aty, prandaj policia është dashur të thyej murin dhe të liroj hajnin i cili më pas është arrestuar.

Exit mobile version