Site icon Telegrafi

Hajni ngujohet në automjetin që donte ta vidhte

Policia në qytetin australian Adelaide të mërkurën ka njoftuar se ishte informuar që dy hajna po tentonin të vidhnin një automjet. Kur arritën në vendin e ngjarjes, janë habitur kur në automjet e kanë parë hajnin potencial.

"Ka ngujuar vetveten dhe nuk ka mundur të dal prej aty", thuhet në raportin e policisë dhe shtohet se edhe delinkuenti tjetër është gjetur i fshehur në afërsi të vendit të ngjarjes.

Exit mobile version