Keiron Harley nga Bargoed e Wales, është dënuar me dy vjet burg, për shkak se kërcënoi me mjet të fortë, shitësen e një dyqani.
Adoleshenti 18-vjeçar që ishte maskuar me shall, ia ka hedhur asaj një çantë dhe i kërkoi t’ia mbushë me paratë nga arka, transmeton Telegrafi.
Por, ai është larguar me vrap, kur ajo ia tërhoqi çekanin qe ai e mbante në dorë.
Ngjarja që ndodhi në fund të vitit të shkuar, është hetuar me shpejtësi dhe Harley u dërgua para drejtësisë, ku nën akuzën për kërcënim dhe tentim vjedhje, iu shqiptua masa e dënimit. /Telegrafi/
https://youtu.be/kfB3iq2gdbE