Telegrafi

Hajni i ngathtë dhe tentimi më i keq për t’u fshehur (Foto)

Jan Sivak që po kërkohej për shkak se ka vjedhur afro pesëmijë euro në një dyqan në Halifax më West Yorkshire, ka provuar të fshihej poshtë shtratit në shtëpinë e tij.

Mirëpo, 30-vjeçari e ka futur vetëm kokën, derisa këmbët i qëndronin përjashta, transmeton Telegrafi.

Këmbë përjashta e zbuluan lehtë se ku ndodhet

“Ky njeri nuk do të fitojë ndonjë konkurs si më i miri në fshehje”, si dhe “më mirë të ishte dorëzuar me dinjitet” janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Për shkak të hajnisë dhe mos paraqitjes para zyrtarëve, ai është dënuar me 14 ditë burg dhe një vit lirim me kusht. /Telegrafi/